“Ne dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes” – David Raya beson se mund ta përmbysin PSG-së

Portieri i Arsenalit, David Raya, është shprehur optimist pavarësisht humbjes 1-0 të “Topçinjve” ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Emirates.
Ousmane Demble në bashkëpunim me Kvitcha Kvaratskhelian shënuan golin e vetëm në këtë ndeshje.
Arsenali tentoi dhe madje shënoi njëherë, me Mikel Merinon, por goli u anulua nga VAR.
“Parisi filloi shumë shpejt me një gol. Ata dominuan 15 minutat e para, por pas kësaj, mendova se ne dominuam ndeshjen. Ne patëm rastet dhe Donnarumma bëri disa pritje të shkëlqyera”.
“Është vetëm pjesë e parë, marrim shumë gjëra pozitive, por ia vlen t’u japim merita lojtarëve për përpjekjen. Mund ta kishim fituar ndeshjen”, ka deklaruar Raya.
Portieri spanjoll e pranoi sfidën që e pret, me Arsenalin që ka nevojë për një performancë të fortë në ndeshjen e kthimit në Paris më 7 maj.
Komente